Grabitja/Plumb kokës, ndërron jetë heroi që ndihmoi pronarin

Grabitja e djeshme në Fier, ka marrë përmasa tragjike. Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një prej të plagosurve të grabitjes së një pike këmbimi valutor në Fier.

53-vjeçari Agur Vrenozi, nuk i ka mbijetuar plagëve të mara nga autorët e ngjarjes së rëndë, pavarësisht se u soll në kryeqytet për mjekim më të specializuar.

Vrenozi ndërhyri për të ndihmuar pronarin e këmbimit valutor, por mbeti i plagosur nga plumbat e tre grabitësve, që tashmë janë pas hekurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ngjarjen u arrestuan Zini Fyraj, 37-vjeç nga Sevaster i Vlorës, Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41-vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 10:55 të së premtes në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier të tre këta persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?