Grabitja që mund të kishte fund tragjik, autorët dyshohet se janë të afërm

Çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze në Tiranë dyshohet se u plagosën dhe grabitën nga persona të afërm. Autorët janë pikasur nga vajza e tyre, e cila ka thirrur prindërit dhe më pas ata janë përleshur me dy autorët. Çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze ndodhen në spital. 61-vjeçari i është nënshtruar një operacioni, pasi kishte marrë një plumb në bark. Sipas bluzave të bardha gjendja e tij shëndetësore është duke përmirësuar. E njëjta situatë paraqitet edhe për bashkëshorten 59 vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (19 janar), ndërsa policia po vijon verifikimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?