Grabitje me armë. Hajduti merr paratë e zhduket

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Cërrik dhe nga raportimet e para mësohet se është grabitur një pikë valutore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një person i maskuar dhe me armë ka grabitur pronarin e një pike këmbimi valutor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ia ka arritur qëllimit pasi ka marrë paratë dhe është zhdukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për autorin e grabitjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?