Grabitje me armë në Shkozet, vidhen paratë e pikës së transferimit

Dy persona kanë grabitur një pikë transferimi parash në Shkozet të Durrësit. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se janë marrë një sasi parash.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09.00 të mëngjesit të së mërkurës. Dy persona me skafandër motori, njëri prej të cilëve me pistoletë, i kanë marrë sasinë e parave, punonjësit të pikës së transferimit e më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia bën të ditur se nuk ka asnjë person të dëmtuar, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?