Grabitje në Bilisht, autorët kërcënojnë punonjësin dhe marrin xhiron e ditës të karburantit

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Bilisht. Tre persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vjedhur xhiron ditore të një karburanti në dalje të qytetit të Bilishtit.

Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se është marrë një shumë prej 160 mijë lekësh dhe 160 euro.

Mësohet se tre personat pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme të karburantit kanë kërcënuar punonjësin dhe më pas kanë marrë lekët dhe janë larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?