Grabitje në Dhërmi: Pushuesve u vidhen bizhuteri e qindra euro

Dy pushues nga Kosova janë bërë pre e një grabitjeje në Dhërmi, Vlorë. Sipas policisë, atyre iu janë marrë çantat e dorës, në të cilat mbanin bizhuteri me vlerë dhe para. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme.

53-vjeçarit me iniciale F.M. nga Kosova, i kanë marrë çantën pesonale në të cilën kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro. Ndërsa 21-vjeçarit me iniciale S.E., nga Llabiani i vodhën portofolin, kartën e identitetit, një kartë debiti, 200 euro dhe 2000 lekë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?