Grabitje në Shëngjin, vjedhin 1.5 milionë lekë dhe një makinë
Tre persona të maskuar kanë grabitur me dhunë një banesë në Ishull Shëngjin.
Sipas policisë, grabitësit kanë marrë 1.5 milionë lekë të reja dhe makinën e shtetasit Z.B., pronar i banesës ku ndodhi vjedhja.
Grabitja është shënuar rreth mesnatës ndërsa policia është informuar rreth orës 01.20 të 09.08.2016,
“Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar me anë të dhunës kanë vjedhur shumën monetare prej 1.500.000 lekë të reja si dhe një mjet Golf -5 në pronësi të shtetasit Z.B.”, citon policia.
Policia i ndjek, autorët braktisin makinën
Policia thotë gjithashtu se falë veprimeve të shpejta hetimore kishte arritur të lokalizonte mjetin dhe ishte vënë në ndjekje “por autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anë rruge dhe autorët e dyshuar janë larguar duke përfituar nga errësira”.
Duke përfunduar se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe se janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.
Vepra penale e regjistruar eshte “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga neni 139 – 25 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

