Grabitjet në Korçë/ Policia gjen shenjat e gishtave, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Policia e Korçës duket se ka gjetur gjurmë gishtash në njërin prej tre bizneseve të grabitura mëngjesin e djeshëm në qytetin e Korçës.

Në kuadër të hetimeve dhe akumulimit të provave, blutë e Korçës kanë rënë në shenja dalluese për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Në një situatë të tillë për të shmangur çdo pasaktësi u është kërkuar të gjithë punonjësve të depozitojnë gjurmët e gishtave në mënyrë që të vërtetohet nëse këto shenja janë lënë nga grabitësit apo nga hetimet e bëra nga policia pas ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq në anën tjetër janë marrë të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës që operojnë përgjatë autostradës nga Çifligu deri në Kapshticë për të parë nëse në orët kur kanë ndodhur ngjarjet ka pasur lëvizje të mjeteve të dyshimta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blutë e juglindjes janë duke hetuar me imtësi çdo detaj të mundshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?