Gracka” shqiptare për ministrin çek të financave, 9 të arrestuar

Një bandë kriminale me 9 pjesëtarë, ku shumica ishin shqiptarë, kishte planifikuar të grabiste vilën e ministrit çek të financave Andrej Babish dhe të merrte peng djalin e tij. Por plani i tyre u zbulua nga policia dhe 9 pjesëtarët u vunë në pranga. Ngjarja daton një vit më parë, por mediat çeke kanë arritur ta zbulojnë dhe të bëjnë publik rastin.

Portali çek respekt.cz bën të ditur se vila e ministrit Babish ndodhet në zonën e pasur rezidenciale të Pragës, mjaft e lakmuar nga bandat e grabitësve. Policia çeke ra në gjurmë të grupit, që po planifikonte të hynte në shtëpinë e ministrit për të grabitur, përmes përgjimeve të vazhdueshme të bisedave telefonike.

Në objektiv ishin edhe vila të dy biznesmenëve. Por grabitësit nuk ndërmorën asnjë veprim, pasi rezidenca e Ministrit të Financave ishte e mbikqyrur nga një sistem i sofistikuar sigurie. Për këtë arsye, ata vendosën t’i bënin presion ministrit, duke i marrë peng të birin. Por nuk ia arritën, pasi ishin të mbikqyrur gjatë gjithë kohës nga policia, që i vuri në pranga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banda në fjalë drejtohej nga shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, megjithatë burime policore thanë se bëhet fjalë për persona me precedentë kriminalë. Hetimet janë drejt përfundimit dhe pritet që një padi penale të ngrihet zyrtarisht nga autoritetet çeke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?