Grafiku/ Shqipëria e dyta në rajon me numrin më të lartë të të shëruarve në 1 mln banorë! Rama: S’lejojmë sabotimin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një grafik, ku Shqipëria renditet e dyta, në rajon pas Sllovenisë për numrin më të lartë të të shëruarve për 1 milion banorë. Kreu i qeverisë shkruan se e gjitha kjo është si rezultat i të gjithë masave të marra dhe falë qytetarëve që i kanë respektuar ato.

“Bilanci i luftës bëhet në fund po s’do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu”, shkruan Rama. Në Shqipëri kanë fituar betejën me koronavirus  99 persona, 10 ditën vetëm e sotme,  teksa numri total i prekurve ka shkuar në 333 dhe 18 viktima.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Në një deklaratë që pati më herët, shefi i kabinetit qeveritar bëri me dije se nga hëna, por pa e caktuar ekzaktësisht se kur, do të marrë disa masa lehtësuese për zgjerim të fashës së orarit të këmbësorëve dhe automjeteve, por do të ashpërsohen ndëshkimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?