Gramoz Ruçi përjashton nga seanca Edmond Spahon

Kryetari i Kuvendit ka përjashtuar nga seanca e sotme kryetarin e grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, kur Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Spahos, pasi ai po fliste për esktradimin e Nezar Seitit. Ruçi i tha se kjo çështje është jashtë rendit të ditës. Në këto momente deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

”Ulu poshtë, ulu poshtë, mos bëj si alabak dhe mos i prek punonjësit e shërbimit. Ju paralajmëroi, mos bëj si alabak, por bëj liderin të thashë. Mos prek punonjësit e shërbimit”,-tha Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?