Gramoz! Ti mbetesh burrë korrekt dhe socialist i mirë, por ky Parlament ishte një TURP!

Nga Daniel Muçaku-

Po dëgjoja sot Gramoz Ruçin në seancën e fundit të këtij parlamenti, ku lavdëronte punën e parlamentit si dhe duke e ngritur lart këtë institucion në këtë mandat.

Realisht për zotin Ruçi ruaj konsideratën e një njeriu korrekt, socialist 24 –karatsh dhe i papërzier në afera korruptive qeveritare. Por teksa e dëgjoja duke lavdëruar këtë parlament, ku nuk kishte opozitë parlamentare, por ca idiotë dhe shërbëtorë të pushtetit, që morën mandatet e deputetit si këmbim favoresh personale; kur ngrinte lart se këta deputetë kishin vlera kombëtare se ndihmuan në integrimin e Shqipërisë; etj etj sinqerisht m’u zhbë Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruçi shquhet për burrërinë dhe fjalët e pakëta në të folur apo në diskutime, por tipari që e karakterizon atë ishte serioziteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sot ishte Gramoz tjetër!

Mundet ti falet se ishte fjalimi i fundit si deputet dhe si politikan, sepse ka deklaruar dorëheqjen nga politika dhe se nuk do ta marrë mandatin e deputetit të fituar në Fier.

Gramoz!

Ti mund të thoje se kishim përballë një Opozitë PD-LSI të çorganizuar, e cila llomotiste dhe krenohej para 25 prillit se do merrte mbi 90 mandate deputeti! Mund të flisje se kjo Opozitë nuk jep shpresa, ndaj ne po mbajmë pushtetin, siç mund të shtoje se si KY PARLAMENT MOS ARDHTË KURRË MË!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?