Gramsh, banorët kalojnë lumin me një mjet primitiv

Reshjet e fundit duket se kanë lënë pasojë në disa vende. Në një video e publikuar nga PD e Gramshit, ku shihet se lëvizja e banorëve bëhen në kushte të rrezikshme, në gjuhën popullore ky mjet quhet, “Trap”.

Ata nëpërmjet kësaj video kanë denoncuar se mbyllja e portave të Kaskadës së Devollit ka krijuar një izolim për banorët e Gramshit. “Rruga Gramsh – Banje është e papërfunduar dhe sot banorët duhet të kalojnë nga rruga e vjetër. Niveli i liqenit që rritet çdo ditë, përmbytet dhe pompa e ujësjellësit të ujit të pishëm të fshatit Ceruje. Dhe furnizimi i banorëve me ujë bëhet me botët e zjarrfikës. Fshatrat Silar, Zgjup-kodër, Zgup-fushë izolohen sepse ura përmbytet dhe rruga e re nuk ka përfunduar dhe është e pakalueshme. Por banorët e kësaj zone lëvizin me mjete primitive”, thuhet në deklaratën e PD-së së Gramshit.

Banorët të shqetësuar janë shprehur se nuk ka pasur asnjë reagim nga pushteti qendror dhe lokal. Banorët thuhet nga strukturat e PD janë lënë në mëshirë të zotit, nga kjo qeveri e cila duhet të emërtohet “Qeveria e Trapit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/538544082956830/videos/832856810192221/?pnref=story

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?