Gramsh, një i moshuar dyshohet se i vuri zjarrin 3 ha me pisha

Një i moshuar nga fshati Grekan i Gramshit dyshohet se i vuri zjarrit 2-3 ha pyje me shkurre dhe pisha.

Policia e Gramshit i referoi materialet në Prokurori për proçedim penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit N.H., 67 vjeç banues në fshatin Grekan.

Ky shtetas, dyshohet të jetë autor i zjarrit të ndodhur më datë 11.08.2017 në fshatin Grekan, njësia Sult, ku  është djegur një sipërfaqe prej 2-3 ha me shkurre dhe pisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?