Granata iu vu biznesit në Prrenjas, identifikohen dhe vihen në pranga dy persona

Placeholder Image

Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Prrenjas të Librazhdit, ku në orët e para të mëngjesit pati shpërthim në një biznes.

Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të pronarit Dh. K., nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar të kësaj ngjarje, ku nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Në pranga ranë R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Prrenjas, Librazhd.

Njëri prej të ndaluarve, ishte me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare.

Ndërkohë, vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP