Gratë dhe vajzat në protestë: Të bëhet drejtësi, ashpërsim i ligjit për mjekimet e pakujdesshme
Kjo e hënë nisi me një protestë që nuk mori vëmendjen e medias, por që lidhet me vdekjen e dy grave shtatzënë brenda një jave.
Me manekinin e një gruaje shtatzënë të lidhur me një kordon kartëmonedhash si për të treguar faktin se mjekët i shohin gratë shtatzëna si burim shtesë të ardhurash disa aktivistë të shoqërisë civile ishin para maternitetit “Koço Gliozheni “.
Për aktivistët tregon për kolaps jo vetëm në kapacitete të shërbimit, por edhe në një kolaps vlerash dhe mosrespektimi të të drejtave themelore të njeriut. Ndryshimet në nenin 96,të kodit penal në vitin 2019 me uljen e dënimit nga 5 vite në 2 vite për mjekim të pakujdesshëm për aktivistët duhen amenduar pasi dhe rastet janë shtuar.