”Gratë në Politikë”, Kërpaçi kujton talljet e deputetëve dhe nga Rama
E ftuar në emisionin ”Ditë e Re”, ish-deputetja e LSI-së, njëherësh kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, foli për temën ”Gratë në Politikë”, ku u rikthye në fillimet e saj dhe tregoi për talljet nga deputetët dhe nga vetë kryeministri Edi Rama kur ajo mbante fjalime në foltoren e Kuvendit. “Të angazhohesh në politikë do të thotë që të ndryshosh jeta. Në sistemin politik që jetojmë nuk është e lehtë të merresh dhe të angazhohesh. Në sistemin që jemi unë si vajzë kandidoj dhe jam përballë një njeriu me rekorde kriminale apo me një të shkuar që nuk bëhet vetigu. Për të mos përmendur kur nga ana e kryeministrit dhe kabinetit kryeministror kishte përqeshje”.