Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm

Vlora Marina, i pari projekt në Shqipëri që merr certifikimin EDGE në projektim

Vlora Marina, projekti që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për një kompleks rezidencial të një formati urban mix. EDGE (Excellence in Design for Greater Efficiencies) është i njohur si një sistem global certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohurasi “Green Building”, një vlerësim që jepet si në fazë projekti ashtu edhe pas realizimit të tij.

Vlora Marina është vlerësuar për projektin bazuar në eficencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis.

Menaxheri i projektimit Flori Durmishi thotë se ky certifikim është i një rëndësie të veçantë si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.

“Nëpërmjet këtij certifikimi, Vlora Marina ka dëshmuarangazhimin e saj për t’i sjellë vendit dhe Vlorës një projekt me standarde ndërkombëtare e inovatore projektimi dhe ndërtimi. Ky certifikim në fazën fillestare të projektit është një vlerësim shumë i veçantë për Vlora Marinën që jepet nga IFC , anëtari World Bank Group, nëpërmjet Sintali, një kompani e akredituar për të vlerësuar performancën mjedisore, qëndrueshmërinë dhe zbatimin e praktikave miqësore me mjedisin në projekte ndërtimore. Kompania analizon dhe vlerëson në bazë të disa kritereve efikasitetin e sistemit të përdorimit të burimeve të energjisë elektrike, të ujit, ventilimit apo termoizolimit si dhe materialet e përdorura në ndërtimin e godinave. Vlerësimi bëhet në tretipologji, ku Vlora Marina është vlerësuar me Nivelin 1 për 114 modele apartamentesh, përkursim të energjisë elektrike deri në 24%, kursim të ujit në 33% dhe reduktim të emetimit të karbonit në nivelin 42%”, vijoi më tej Durmishi. Sipas Z. Durmishi, të gjithë këto parametra dhe ky certifikim nënkuptojnë një jetesë në një godinë e komunitet të qëndrueshëm dhe pro mjedisit, duke sjellë përfitime si për blerësit ashtu edhe përqytetin.

Përfitimet për blerësit:

Kosto më të ulëta të shërbimeve: Projektet me efikasitet energjetik reduktojnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Mjedis më të shëndetshëm për të jetuar: Materialet e qëndrueshme dhe cilësia më e mirë e ajrit përmirësojnë mirëqënien e banorëve.

Vlerë të shtuar të pronës: Ndërtesat e gjelbra të certifikuara kanë vlerë më të lartë të rishitjes dhe kërkesë në treg.

Stil i qëndrueshëm jetese: Blerësit kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit duke jetuar në një ndërtesë të certifikuar.

Përfitimet për qytetin e Vlorës:

Mbrojtja e mjedisit: Emetimi i reduktuar i karbonit dhe kursimi i ujit kontribuojnë në një të ardhme të gjelbër të Vlorës

Rritja ekonomike: Tërheqja e banorëve dhe investitorëve të ndërgjegjshëm për mjedisin, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin urban.

Njohja dhe Reputacioni: Rendit Vlorën si një qytet eko-miqësor, duke rritur reputacionin e saj global.

 

 

SHKARKO APP