Grekët ndalojnë shqiptarin me 105 kg marijuanë
Policia greke arrestoi sot një shtetas shqiptar që tentoi të trafikojë drogë me një mjet të marrë me qera në Greqi, në të cilin u kapën 105 kg marijuanë dhe 1 pistoletë.
Operacioni u krye nga policia greke në Kerasoxori, në Igumenicë, kur u ndalua një mjet që vinte nga kufiri gjelbër, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 100 pako me 105 kg 460 gramë marijuanë dhe 1 pistoletë TT.
Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34-vjeç, të cilit iu sekuestrua edhe një pasaporte shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar, ndërkohë që rezulton se atij i ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen. Shqiptarit iu sekuestruan dhe 2 celularë e 250 euro.
KOHA JONË SONDAZH

