Greqi, digjet autobusi i linjës Volos-Tiranë

Autobusi i një kompanie greke, i linjës Volos-Tiranë, është djegur tërësisht këtë të shtunë.

Autobusi është përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur Sarandaporu, në aksin Kozanë-Larisa.

Nga informacionet e fundit rezulton se, 15 personat që ndodheshin në autobus mundën të dilnin pa marrë asnjë lëndim.

Për momentin, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.

SHKARKO APP