Greqi, kapet makina plot me drogë, në pranga 2 shqiptarë

Një tjetër ngarkesë me drogë është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kozan, ku u kap një makinë brenda së cilës u kapën 64 kg kanabis.

Në pranga janë vënë dy shqiptarë, njëri në makinën me drogë dhe tjetri ishte shoferi një makinës që kontrollonte rrugën.

Ndërkohë u ngrit akuzë edhe për një tjetër 45-vjeçar shqiptar, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në një burg në Greqi dhe është i përfshire në këtë rast të trafikut të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?