Greqi, nëna shqiptare denoncon të birin, pretendon se e ka përdhunuar
Një nënë shqiptare, e cila banon në Selanik ka denoncuar në rajonin e policisë duke pretenduar se është përdhunuar nga djali i saj 29 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një grua 57-vjeçare me origjinë shqiptare, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në një lagje të Selanikut.
Policia Helene nuk ka bërë të ditur identitetin e autorit, ndërsa pas denoncimit ai është arrestuar.
Sipas hetimeve të para dyshohet se i riu shqiptar ka qenë nën efektin e alkoolit. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

