Greqi, shkatërrohet banda e drogës që drejtohej nga shqiptarët/ EMRAT
Autoritetet helenë kanë goditur një bandë greko-shqiptare të trafikut të drogës dhe të posedimit të paligjshëm të armëve. Operacioni është zhvilluar në 22 janar ndërsa ditën e djeshme janë publikuar emrat e trafikantëve.
Në pranga u vunë 7 persona, 4 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 3 grekë.
Mediat greke shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë: Renado Hodallari 27 vjeç, Spartak Zene 31 vjeç, Fatjon Habibaj 33 vjeç, Devis Nikolli 24 vjeç.
Të arrestuarit zhvillonin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Atikës.
Anëtarët e organizatës i kishin të përcaktuara rolet, ku shqipëtarët kishin rolin kryesor. Ajo drejtohej nga 27-vjeçari Renado Hodallari ndërsa rol të rëndësishëm kishin edhe dy shqiptarë të tjerë.
Anëtarët e tjerë të bandës kishin marrë me qira banesa ku e fshihnin lëndën narkotike, ndërsa të tjerë vëzhgonin kontrollet e policisë, dhe një pjesë tjetër e bandës merrej me tregtimin dhe furnizmin me drogë.
Të arrestuarve iu sekuestrua 105 kliogram kanabis, 12 mijë euro dhe sende të tjera që përdoreshin për aktivitetin kriminal.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

