Greqi-Shqipëri: Hetime të përbashkëta për policët e korruptuar
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Eduart Merkaj është pritur në një takim në Athinë nga homologu i tij grek Anastasios Anastasakos.
Në qendër të diskutimeve gjatë takimit të dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit midis dy shërbimeve të kontrollit të brendshëm të policisë, shkëmbimi informacionit dhe hetimi i rasteve të përbashkëta.
Gjatë takimit Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, njohu Anastasakos me disa nga arritjet e SHÇBA.
Një pikë e rëndësishme ku të dy drejtuesit e shërbimeve ranë dakord gjatë takimit ka qenë intensifikimi i hetimeve të përbashkëta për punonjësit e policive të përfshirë në afera korruptive në pikat kufitare që lidhin të dy vendet.
Në fokus të takimit ka qenë edhe shkëmbimi i eksperiencave, si dhe zhvillimi i trajnimeve për oficerët e të dy shërbimeve.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kreu-i-shcba-ne-athine-hetime-te-perbashketa-per-policet-e-korruptuar-427935/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

