Greqi, shqiptari që u gjet me kokë të prerë, zbardhet ekspertiza e celularit
Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar, Bletar Terpollari që u gjet me kokë të prerë në një fshat të Igumenicës.
Së fundi mediat greke raportojnë se policia ka përfunduar eskpertimin e celularit të viktimës, me shpresën së mun dtë nxirrte ndonjë të dhënë për hetimin.
Por rezultatet nuk kanë qënë në favor të hetimit pasi nuk është zbuluar asgjë.
Vrasja horror tronditi zonën dhe pati jehonë të madhe edhe në Shqipëri. Terpollari ishte punësuar si bari në një fshat të Igumenicës, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm penal.
KOHA JONË SONDAZH

