Greqia heq dorë nga vetoja? Media greke: Pranon nënshkrimin mes BE-së dhe Tiranës

“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”, shkruan media greke “Antinews” në një artikull të publikuar ditën e sotme.

Greqia që pas arrestimit të Fredi Belerit është përfshirë, dhe çështjen e ka çuar në Europë dhe kërcënonte Shqipërinë për rrugën e vendit tonë drejt BE-së. Po ashtu në Himarë dhe në Tiranë kanë ardhur zyrtarët më të lartë grekë, ku kanë dhënë mesazhin që Beleri të dalë nga burgu dhe të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut –shkruan artikulli.

Kur në fazën fillestare të krizës së Belerit qeveria greke kërkoi një ndërhyrje amerikane, u konstatua se kryeministri shqiptar kishte forcuar pozicionin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Sepse, në një kohë të shkrutër, zoti Rama kishte projektuar me sukses imazhin e të qenit mburoja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe viktimë e sulmeve hibride nga organizatat terroriste iraniane dhe të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?