Greqia mbyll kufirin me Kapshticën, autoritetet shqiptare ende të painformuara zyrtarisht

Greqia ka vendosur që nga dita e nesërme ora 06:00 e mëngjesit të mbyllë kufirin me Shqipërinë në pikën doganore të Kapshticës.

Në një lidhje direkte nga pika doganore e Kapshticës, gazetarja e Ora News Iris Rezhda solli më shumë detaje.

“Vendimi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsasi cili deklaroi se duke nisur nga nesër në ora 06:00 do të mbyllet pika kufitare Kapshticë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Kufirit ne kemi biseduar dhe kemi mundur të marrim vesh se nuk ka ende një shkresë zyrtare”, tha ndër të tjera gazetarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i qeverisë në Athinë vjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 në veri të Greqisë.

Ndërsa kufiri me Kakavijën do të mbetet i hapur, por të gjithë qytetarët që do të hyjnë në shtetin fqinj krahas testit PCR negativ, do të kryejnë edhe një test të shpejtë, i cili tregon nëse je pozitiv në moment.

Çdokush që rezulton pozitiv do të kthehet mbrapsht, ndërsa ata që dalin negativë do lejohet të shkojnë në destinacion.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Qeveria greke, përmes Zëdhënësit Qeveritar, Stelios Petsas, ka njoftuar në lidhje me hyrjet në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë, si më poshtë:

Nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë, ndërsa mbetet e hapur ajo në Kakavijë. Në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë të vendit, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionat.

Qytetarët që do të hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë. Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrore mbeten të hapur.” – njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?