Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi, ministri grek: Propozimi që Rama…
Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi. Ministria e Jashtme e shtetit helen, është duke përgatitur procedurat për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje në Detin Jonin. Sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, një gjë e tillë është ushtrim ekskluziv i të drejtës që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin e që nuk është subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.
Duke folur për gazetën “Naftemporiki”, Dendias thotë se qëllimi i qeverisë greke është delimitimi i të gjitha ujërave kufitare sipas parimeve të ligjit ndërkombëtar si dhe në konsultim me fqinjët. “Pasi përfunduam marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, është çasti që të vazhdojmë me vendet e tjera”,- tha Dendias pa iu referuar konkretisht Shqipërisë.
I pyetur në Athinë më herët nga gazetarët mbi propozimin e kryeministrit Edi Rama, që të dy vendet t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ose një pale të tretë, Dendias thotë se kjo është gjë që po merret në shqyrtim nga qeveria.