Greqia rikthen eshtrat e 108 banorëve të Përmetit, u zhvarrosën për 100 euro
Eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare, pas 15 vitesh që ishin zhvarrosur dhe dërguar në Greqi, pasi dyshoheshin si trupa të ushtarëve grekë.
Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, rezultoi se rreth 108 trupa të zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit.
Mësohet se ceremonia është mbajtur e fshehtë. Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal, pasi trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.
KOHA JONË SONDAZH

