Greqia sjell ndihmë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Nuk ka vonuar ndihma. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në luftë me flakët në Dukat, se Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Në kuadër të kësaj kërkese të bërë nga Shqipëria për ndihmë, 2 avionë Canadair kanë mbërritur në vendin tonë nga Greqia, me shtetin helen që bëhet i pari që na vjen në ndihmë në luftën për shuarjen e flakëve.

Dy avionët Canadair e ardhur nga Greqia janë aktivizuar menjëherë në vatrën e zjarrit që prej tre ditësh është aktive në Dukat, duke u bërë pjesë e operacionit për ndaljen e flakëve që rrezikojnë edhe Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?