Greqia vë në dyshim integritetin e zgjedhjeve në Himarë

Fitorja e Vangjel Tavos së PS-së, ka sjellë reagime nga politikanë të ndryshëm të Greqisë, të cilët kontestojnë fituesin e zgjedhjeve në Himarë duke u bazuar në argumentet e opozitës shqiptare. Media e njohur greke, Ekathimirini, citon burime të saj diplomatike, të cilët përpiqen t’i kujtojnë Shqipërisë rrugën europiane dhe zbatimin e rregullave të përbashkëta të BE për integritetin e procesit zgjedhor.

“Ankesat e bëra nga pjesëtarët e pakicës etnike greke në Shqipëri për kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës, veçanërisht pas mohimit të së drejtës kushtetuese për të votuar mijëra njerëz me pretekstin e skadimit të kartave të tyre të identitetit, ngrenë dyshime serioze për integritetin e procesit”.

Burimet e cituara nga Ekathimirni e lidhin procesin e zgjedhjeve në Himarë me rrugën europiane të Shqipërisë. Ato shkojnë më edhe më tej kur paralajmërojnë një të ardhme të pasigurt për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?