Greqia vendos orën policore në Mykonos

Rritja e rasteve të infektimeve nga Covid 19, për shkak të variantit Delta, ka shtyrë autoritetet greke të vendosin kufizime të reja në ishullin e Mykonos, një destinacion i njohur turistik.

Ndonëse në kulmin e sezonit, shteti Helen ka vendosur orare kufizuese nga ora 1:00- 6:00 duke përfshirë edhe ndalimin e muzikës në bare, klube dhe restorante. Masat hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 26 korrik.

Greqia po përjeton një rritje të rasteve këto ditë, kryesisht për shkak të variantit Delta: të premten kishte 2,700 infeksione të reja në të gjithë vendin, ndërsa tre javë më parë kishte më pak se 400.

SHKARKO APP