Greqia voton marrëveshjen për patentat shqiptare, reagon ish-zëdhënësi i Ministrisë Së Jashtme
Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga Ministrat e atëhershëm të Jashtëm Ditmir Bushati, dhe Nikolaos Kocias në maj të vitit 2018, por që të hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.
Votimi i parlamentit helen është përshëndetur edhe nga ish-zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Glevin Dervishi, i cili ka qenë pjesë e grupit të punës për rishikimin e marrëveshjes së re të detit me shtetin fqinj.
Përmes rrjeteve sociale, Dervishi shprehet se përmbyllja e ratifikimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave do të shënonte një tjetër arritje dypalëshe nga shporta e çështjeve të së tashmes mes dy vendeve tona si dhe një lehtësi të jashtëzakonshme për komuntetin tonë në Greqi.
Reagimi i Glevin Dervishit
Mekanizmi ???? i cili përbënë dhe angazhimin diplomatik dypalesh më të gjatë dhe intensiv po sjell drejt përmbylljes edhe të ratifikimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave/lejeve të drejtimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikēs së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Greke.
Një proces ky i nisur që në 18.12.2012 por i nënshkruar në 11 maj 2018 në Ministerialin e Sunios mes dy ish Ministrave Bushati – Kotzias dhe që sot është miratuar në Komisionin e Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek.
Pas marrëveshjes për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit të realizuar në maj 2014, në 27 shkurt 2018 Republika Greke depozitoi në Hagë heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile nga ana e Shqipërisë për dokumentet që lëshoheshin nga autoritetet shqiptare për përdorim në Greqi.
Gjithashtu në prill 2018 arritëm që të realizojmë regjistrimin pranë zyrave tona konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose të dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi në Greqi.
Tashmë përmbyllja e ratifikimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave do të shënonte një tjetër arritje dypalëshe nga shporta e çështjeve të së tashmes mes dy vendeve tona si dhe një lehtësi të jashtëzakonshme për komuntetin tonë në ??.