Greqia zgjat vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit për shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Dokumentet e lëshuara nga shteti helen, të cilat kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 – 31 korrik 2020, do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021.

Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri më 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit”, thuhet në njoftim. Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?