Greqi/Nëna Shqiptare, braktis foshnjen 3 ditëshe

Mediat Greke, kanë bërë me dije se një nënë 26-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia pasi braktisi foshnjen e saj në rrugë.

Sipas hetimeve të policisë, 26-vjeçarja është e martuar me një shqiptar dhe së bashku kanë 4 fëmijë. Ky është fëmija i pestë që sollën në jetë. Ata jetojnë në Trikala, por dy muaj më parë vajza u transferua në Katerini në shtëpinë e prindërve të saj, pa i thënë askujt.

Shqiptarja pranoi se e kishte sjellë në jetë foshnjen e saj 3 ditë më parë dhe më pas e kishte braktisur pranë një ndërtese në qytetin Katerini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia zbuloi se foshnja e gjetur nga fqinjët i përket shqiptares 26-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Ajo u arrestua dhe akuzohet për ekspozim ndaj rrezikut të të miturve. Foshnja u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?