Greva e naftëtarëve, Kryemadhi: Kemi kërkuar nga SPAK të hetojë aferën korruptive në Ballsh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët u shpreh se ata i janë drejtuar SPAK për të hetuar atë që ata e quajnë aferën korruptive me rafinerinë e naftës në Ballsh. Ajo thotë se i kanë kërkuar KLSh informacion për situatën në rafinerinë e Ballshit.

LSI iu drejtua SPAK për të hetuar aferën korruptive në Ballsh. I kërkuam KLSh informacion për situatën në Rafinerinë e Ballshit. Solidarizohemi me gratë që janë në grevë në Ballsh. Përgjegjësia e shtetit për rafinerinë e Ballshit është e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin e naftëtarëve. Ne kemi 70 lekë më shumë naftë se Maqedonia e Veriut. 70 lekë është për naftën vendase. Minimumi 90 mln euro fut shteti shqiptar nga përqindja që ka më shumë çmimi i naftës tonë” – tha Kryemadhi.

SHKARKO APP