Greva e urisë në Ballsh, gratë naftëtare: Rama t’i rregullojë gjërat

Është përkeqësuar ndjesh gjendja shëndetësore e grave naftëtare në Ballsh, të cilat kërkojnë shlyerjen pagave të prapambetura.

Sot shënon ditën e tetë që kur gratë naftëtare janë futur në grevën e urisë, ndërsa janë shprehur se nëse nuk gjendet një zgjidhje, në grevë urie do të futen edhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë, mësohet se ditën e djeshme, dy grevisteve janë dërguar drejt spitalit të Ballshit pasi kanë patur përkeqësim të shëndetit , ndërsa  grevistet e tjera vazhdojnë të qëndrojnë të vendosura për të vijuar këtë grevë deri në momentin që në llogarinë e tyre bankare të hidhen lekët e prapambetura.

Një prej grave naftëtarë ka deklaruar se greva e tyre do të vazhdojë deri në momentin që të marrin rrogat të cilat i kanë fituar me gjyq.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama deklaroi se vetëm pasi të dilinin nga greva e urisë do të bisedonte me naftëtarët për gjetjen e një zgjidhje.

Pjesë nga intervista për media

Ditën e djeshme ka patur një tjetër reagim nga kryeministri  ju ka ftuar që të lini grevën e urisë dhe të uleni të bisedoni.

Ne presim negocim, por jo të prishim grevën. Greva jonë do të vazhdojë deri në momentin që të marrim  rrogat.

Kryeministri ka theksuar që  nuk mund ti faturohen qeverisë kusuret e një kompanie private, çfarë mendimi keni për këtë?

Ai është i madhi i shpisë, ti rregullojë gjërat. Ai i ka sjellë ata këtu, nuk i kam sjellë unë. 

SHKARKO APP