Greva, kreu i FSDKSH: Pranë një marrëveshje me farmacistët
Disa nga farmacitë në mbarë vendin, ulën qepenat për t’iu bashkuar protestës të inicuar ditë më parë. Lidhur me këtë qëndrim, kreu i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduart Ahmeti, përmes një deklarate për shtyp tha se palët janë duke biseduar dhe se janë pranë një marrëveshjeje.
”Sigurimi i barnave bëhet me qëllim që ato të jenë të sigurta për pacientët. Gjetëm dakordësi dhe mirëkuptim nga farmacistët. E rëndësishme është se palët të sqarohen dhe të kuptojnë qartë, të drejtat dhe detyrimet reciproke që rrjedhin nga kontrata. Ato nuk e kanë penguar procesin kontaktuale, përkundrazi e kanë disiplinuar atë. Një pjesë të kërkesave të farmacistëve i kemi marrë parasysh”,-tha Ahmeti.
KOHA JONË SONDAZH

