Grida Duma: Edhe trupat e Gardës thanë “kur do filloni tamam?”
Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se protesta e opozitës do të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Duma tregoi edhe një detaj, që sipas saj e kanë thënë trupat e Gardës së Republikës.
“Nuk ka asnjë mundësi që edhe Rama mos të kuptojë dhe ndjesë qartazi, siç po e ndjen me frikën absolute, me mijëra trupa policësh. Një nga çunat e rinj këtu më tha: Edhe trupat e Gardës thanë: “do filloni tamam apo jo”.
Ndërkombëtarët janë në misionin e tyre në jemi në misionin tonë. Nuk është hera e parë që ne si forcë politike që solli ndryshimin, ka misionin të tregojë që realitetin që nuk është ai, por realiteti është ky që po tregojnë qytetarët”, deklaroi Duma në një intervistë për “Ora News”.
KOHA JONË SONDAZH

