Grida Duma: Kemi hyrë në një zonë të nxehtë
Pjesë e protestës së artistëve, e mbështetur nga mijëra qytetarë, ishte edhe ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, e cila është shprehur se qyteti ka humbur një pjesë të zemrës së vet që është arti.
“Pjesëmarrja është e madhe, është një ditë rëndë, ku qyteti ka humbur një pjesë të zemrës së vet që është arti. Besoj fort që në ditët në vijim kundërshtia dhe revolta do të jetë më e madhe. Jemi në momente plagosjeje për gjithë shoqërinë shqiptare. Nuk ka ushqim më të madh se sa ushqimi shpirtëror, kur vendet rimkëmben, rimëkëmben nga arti, ushqimi shpirtëror”.
Ajo gjithashtu ka shtuar se PD-ja e ka mbështetur dhe do ta mbështesë alenacën në çdo rast, pasi në krye të folësve janë ata që kanë sakrifikuar, është shpirti artistik që ka mbrojtur teatrin. “Pas momentit që është respektuar kalendari i aleancës, PD-ja do të mblidhet e do të vijojë me agjendën e vet. Kemi hyrë në një zonë të nxehtë”.