Grida Duma ”krah” Tahirit: Rama e përdori

Pas 6 muajsh hetime dhe këmbëngulje se ai nuk është fajtor për atë që akuzohet, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi mandatin për t’u përballur me drejtësinë si në qytetar i thjeshtë.

Por çfarë mendon Grida Duma për çështjen Tahiri?

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 reagoi për herë të parë në lidhje me Tahirin dhe çfarë pritet të ndodhë. Duma deklaroi se dorëheqja e Tahirit duhet të kishte ndodhur kohë më parë dhe sipas saj, ish-ministri është përdorur nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që ishte e shtrënguar kjo nuk diskutohet. Ne e dimë shumë mirë që nëse akuza të tilla vijnë nga organet e hetimit të një vendi anëtar të BE, si Italia, e cila nuk hap çështje kot, kjo duhet të ndodhte me kohë. Tahiri i foli “Shefit” me gjuhë mafiozësh. Tahiri është përdorur. Kemi parë kode mafioze në qeverisje. Dorëheqja mendoj se ishte lëvizje e vonuar,” tha Duma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?