Grida Duma: Për ambasadorin Borchardt duhet të flasin zyrat e OSBE në Vjenë
Për ish-deputeten e PD, Grida Duma janë zyrat e OSBE në Vjenë që duhet të mbajnë një qëndrim për reagimet e fundit të ambasadorit Bernd Borchardt.
E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duma tha se ambasadori të vazhdojë të qartësojë pozicionin e tij.
Pyetje: Luftë me mazhorancën, tani luftë me OSBE…a është e tepëruar reagimi i Presidentit të Shtetit?
Grida Duma: Unë nuk mund të gjykoj arsyet edhe më të thella sesa deklarata e Presidentit. E kam parë Presidentin në pozicionin e një “check and balance” të përhershme. Unë kam thënë që është mirë që Presidenti sillet jo si noter i veprimeve të kryeministrit, qeverisë sepse pikërisht në këtë moment kur check and balance nuk kemi institucione të tjera, presidenti akoma më shumë duhet ta bëjë këtë rol. Sa i përket qëndrimit të tij mbi ambasadorin, unë personalisht mendoj se gjykimi i ambasadorit duhet të ishte i mjaftueshëm ata quhem zyrat qendrore të Vienës, atje ku OSBE e ka selinë. Besoj se etika e veprimet të tij duhet të gjykohet nga qendra e tij në Vienë. E shikoj me vend që ambasadori të vazhdojë të qartësojë pozicionin e tij. Unë mendoj që e ka kërkuar ndjesën për atë moment aspak të hijshëm. Por mendoj se për ambasadorin duhet të flasin zyrat e Vjenës, ata që kanë etikën e tyre të punës. Nëse ata nuk kanë marrë një qëndrim diplomatik tjetër besoj se është një incident i gjykuar.