Grigels Muçollari: ”Foltorja” po rivitalizon PD-në

Sekretari i përgjithshëm FRPD-së, Grigels Muçollari thotë se ”Foltorja” po rivitalizon PD-në, duke shënuar një moment bashkimi. Për të rinia nuk është berishiste, sepse ka mbështetur edhe Bashën në zgjedhje, por janë demokratë në thelb.

””Foltorja” po rivitalizon PD-në, edhe ne të rinjve. Unë e shoh si një moment bashkimi që po na largon nga disfatizmi. Unë dhe kryetari i FRPD-së kishim ndërmend që të merrnim pjesë në ”Foltore” dhe për këtë arsye ai mori vendimin për zgjedhje në këtë forum.

Ne nuk jemi berishistë, sepse kemi mbështetur edhe Bashën në zgjedhje, por ne jemi demokratë. Berisha po na jep shpresë.

Unë i pari kisha vendosur që të largohesha nga PD-ja pas zgjedhjeve. Ajo që po ndodh sot në PD na ka bërë që të rikthehemi, për ta bërë sërish demokratike”.

SHKARKO APP