Gripi shtyn sërish kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri, ja vendimi i Ministrisë

Mbyllja e shkollave, çerdheve dhe kopshteve do të vazhdojë të paktën deri më danë 20 janar 2017.

Ky është urdhri i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

“Qëllimi kryesor i mbylljes së institucioneve shkollore është parandalimi i përhapjes së virusit të gripit dhe sterilizim e dezefektim i ndërtesave shkollor”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga kjo masë përjashtohet arsimi universitar, institucionet e të cilit do të hapen ditën e hënë më 16 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkollat, kopshtet, çerdhet dhe universitetet nuk kanë nisur fare mësim për këtë vit të ri, për shkak të epidemisë së gripit dhe motit të keq./lapsi.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?