Groenlanda dhe Kanali i Panamasë do të bashkohen me SHBA? Meloni ”zbërthen” qëndrimin nga Trump

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni thotë se nuk beson që Trump me të vërtetë synon të përdorë forcën ushtarake për të kapur Grenlandën ose Kanalin e Panamasë. për të komentet janë si një paralajmërim për Kinën dhe aktorët e tjerë globalë që të qëndrojnë larg nga interesa të tilla të rëndësishme strategjike.

”Mendoj se mund të përjashtojmë mundësinë që në vitet e ardhshme SHBA-të do të përpiqen të përdorin forcën për të aneksuar territorin për të cilin ata janë të interesuar”, tha Meloni në konferencën e saj të parë për shtyp të vitit të ri, ku ajo u mbush me pyetje rreth marrëdhënieve të saj me Trump dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Elon Musk.

Meloni vlerësoi edhe se pas paralajmërimit të Trump qëndron një protagonizëm kinez i shtuar ndaj Kanalit të Panamasë me rëndësi tregtare dhe Groenlandës së pasur me burime natyrore.

SHKARKO APP