Gruaja 65-vjeçare humb jetën pas kafshimit nga qeni në Cërrik
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Cërrikut, ku një grua 65-vjeçare ka humbur jetën pas plagëve të marra nga kafshimi i një qeni.
Sipas informacionit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pronar i kafshës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur qeni që ai mbante ka sulmuar shtetasen E. A., 65 vjeçe, bashkëshortja e vëllait të tij.
E dëmtuara është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak më vonë.
Policia ka kryer veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Elbasan, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

