Gruaja bie nga kati i katërt i banesës në Tiranë, ndërron jetë në vend

Policia e Tiranës njofton se ditën e djeshme në rrugën “Idriz Dollaku”, në kryeqytet, ka rënë nga lartësia e katit të katërt një shtetase 83-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Bëhet me dije se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 18.08.2021, në rrugën “Idriz Dollaku”, ka rënë nga lartësia e katit të katërt, shtetasja Xh. B., 83 vjeçe, e cila  për pasojë ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP