Gruaja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga RENEA shpërthen ndaj mediave: Do jepni llogari për shpifjet
“Nuk dua t’ju shoh këtu me kamer. Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Të lutem ik nga këtu. Ik kërkoja shtetit drejtësinë. Ku e gjetët sot?! Dje (Donte që dje të vinte media) Do jepni llogari për ato që keni shpifur, do jepni llogari për ato që keni shtuar në media! Do jepni llogari! (Ngre zërin)”, tha gruaja e revoltuar, në videon e publikuar nga BË.
Lefter Zhidru qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë, ndërsa u vra 5 orë me vonë nga RENEA. Ngjarja terrorizoi për orë qytetarët e Elbasanit.