Gruaja e Endri Mustafës: Nuk e kanë vrarë Licët, 15-vjeçari e nxori nga shtëpia

Bashkëshortja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë dje në Shkodër, Ingrid Mustafa ka thënë se nuk është Ibrahim Lici autori i vrasjes së tij. Në një prononcim për mediat, ajo është shprehur se me familjen Lici kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke hedhur akuza mbi 15-vjeçarin Ergys Malja, i arrestuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit.

Sipas saj, ka qenë i mituri që e ka nxjerrë Endri Mustafën nga shtëpia, pasi ka dërguar një mesazh të koduar në telefon. Po ashtu ajo shprehet se në telefonin e bashkëshortit të saj ka ardhur me mesazh imazhi i një kali, që kishte kuptimin se ai duhej të dilte nga shtëpia dhe të shkonte në zonën e Livadheve, ku më pas ai u gjet i vdekur.

“Nuk e kemi nga Licët, me to kemi marrëdhënie të shkëlqyera, jap deklarate kudo siç kam dhënë në polici. Të pyetet i mituri se për çfarë e ka nxjerr nga shtëpia Endrin dhe kush e ka pritur. Ai është përdorur për ta çuar në livadhe. Endri më tha vij për 10 minuta”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?