Gruaja e një të burgosuri dhe dy policë në pranga, futën drogë në qeli

Gruaja e një të burgosuri në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe dy gardinaë të këtij burgu ranë sot në pranga.

Dy punonjës të burgut të Shënkollit të Lezhës dhe gruaja e një të burgosuri janë arrestuar në akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sipas policisë  Mrikë Lazri, 51 vjeçe, nga Puka kishte me vete një sasi prej 1.35 gr kanabis sativa dhe droga i është gjetur në dhomën e kontrollit të familjarëve, ku Lazri do të takonte bashkëshortin e saj. Policia i sekuestroi një telefon dhe 4300 lekë të rinj.

Policia ka arrestuar edhe 37-vjeçarin Miklovan Kuliçi, punonjës policie në burgun e Shënkollit.

 Nga monitorimi i veprimeve të tij nëpërmjet kamerave të burgut është konstatuar se ai ka nxjerrë nga trupi dhe ka marr në krahun e djathtë të tij një sasi prej 3. 55 gramë kanabis sativa.

Ndërsa punonjësi tjetër i këtij burgu, Ram Toskaj, 45 vjeç është arrestuar pasi rezulton të jetë i implikuar në të njëjtën vepër penale me Kuliçin.

SHKARKO APP